HomeAktualitet

Përplasje në Këshilli Kombëtar të PD-së, Endira Bushati sfidon Bashën

Përplasje në Këshilli Kombëtar të PD-së, Endira Bushati sfidon Bashën

Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur rreth orës 18:00 në selinë blu ka nisur me debate

Burime për “SotNews” bëjnë me dije se deputetja e PD-së në qarkun e Fierit Edlira Bushati ka kundërshtuar miratimin e rendit të ditës pasi nuk është formuar kuorumi.

Këshilli Kombëtar po vazhdon diskutimin me dyer të  mbyllura

Në këtë mbledhje do të diskutohen ndryshimet në statutin dhe propozimet e mbërritura pritet që të ngjallin debate me kritikët e Lulzim Bashës brenda partisë.

Kjo, pasi Statuti do të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e Lulzim Bashës nëse humbet edhe zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.