HomeAktualitetDebat

Përse ka të drejtë “specia e rrallë parlamentare” Ndoka, nga partia me një anëtar Nardin në listën e PD-së kur thotë: Jemi deputetë të pazëvendësueshëm!

Përse ka të drejtë “specia e rrallë parlamentare” Ndoka, nga partia me një anëtar Nardin në listën e PD-së kur thotë: Jemi deputetë të pazëvendësueshëm!

Ish-deputeti Nard Ndoka pa parti dhe që askush nuk e kupton se kë përfaqëson, ka qenë i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, për të folur për situatën politike në vend.

I pyetur për zëvendësimin e mandateve Ndoka tha se ato janë të blera dhe vetëm një aventurier mund të gjykojë dhe të zëvendësojë opozitën parlamentare në parlamentin e Shqipërisë.

Pra, Nardi është i pazëvëndësueshëm e për këtë ka të drejtë specia e rrallë parlamentare që nuk gjenden dy të tilla në as një parlament të botës.

Ndiqeni filozofin që flet tamam si deputet:

“Unë kam përshtypjen se Rama po e thellon fajin dhe gabimin e tij, është i akuzuar nga opozita është i kapur nga prokuroria nëpërmjet përgjimeve që i ka blerë mandatet e deputetëve të kësaj mazhorance.

Ne presim reflektimin e tij për të gjithë këto realitete dhe ai ta rikonfirmojë veten e tij se me të vërtetë ka një mazhorancë popullore për mandatin e tij si kryeministër, por ai e thellon gabimin e tij dhe vijon të blejë mandate nga listat aleate të kësaj opozite të bashkuar.

Të gjitha mënyrat e pista të kësaj afere politike me joshje, presione, interesa janë të gjitha makineria e tij e stafit të tij politik e drejtuar duke provuar të gjitha analizat e partive politike për ti plotësuar ato.

Vetëm një aventurier mund të mendojë se mund të gjykojnë dhe të zëvendësojnë opozitën parlamentare në parlamentin e Shqipërisë”,- tha Ndoka.