HomeAktualitetBlog

Përse moshatarët e mij heshtin përpara mizorive të Iranit

Përse moshatarët e mij heshtin përpara mizorive të Iranit

Marrë nga Wall Street Journal. Botuar në edicionin e fundit javës 28 Shkurt 1 Mars 2026

Shqipëroi Abdyl Ali Koprëncka

Në shtatë dekada duke marrë parasysh rrezikun me guxim e vetmja keqardhje e nënës time është marshimi për Revulucion e Iranit gjatë vitit 1979. Ajo ishte një studente në fakultetin e mjekësisë, e sapomartuar dhe njëkohësisht per herë të parë shtatëzanë. Kur protestuesit shpërthyen për të rrëzuar Shahun ajo ishte me një grumbull studentësh të diplomuar të lidhur ngushtë me pikpamje të njëjta të revoltuar nga estravaganca dhe tirania e tij.

Ajo në vitet shtatëdhjetë ishte e pa mbuluar duke mbajtur pantallona moderne dhe me flokë të prera me elegancë. Ajo nuk bëri gjë tjeter për të mbështetur grupin e saj vendosi perçen e për ti hapur dyert Iranit drejt korrupsionit vdekjes për te ngritur Republikën Islamike.

Gjatë dhjetëvjeçarit 1960/1070 Irani laik ishte duke lulëzuar si nga ana kulturore dhe artistike. Me këmbënguljen e Shahut, vendi po shkonte drejt perëndimit dhe modernizimit, një perspektivë emocionuese ose e frikshme në varësi të asaj se kush ishe. Por Shahu ishte një figurë problematike, i turpshëm në shfaqjet e tij të pasurisë dhe i pafuqishëm në shtypjen e mospajtimit. Ai u bë simbol i dekadencës përëndimore, pabarazisë së të ardhurave, jetesës amorale dhe përuljes ndaj interesave perëndimore. Secila prej fraksioneve të shpërndara të Iranit dëshironte diçka të ndryshme, ato filluan të bashkoheshin në dëshirën e tyre për ta hequr qafe atë.

Grupi i nënës sime ishin moralistë: fëmijë konservatorë, të mbrojtur nga prindër të arsimuar në universitet që besonin në Zot, martesë dhe studim. Ata nuk ishin domosdoshmërisht konservatorë që mbanin perçe apo edhe myslimanë; nëna ime ishte myslimane, por miqtë e saj më të ngushtë ishin baha’i dhe hebrenj. Por ata ishin të shqetësuar për idetë perëndimore që ndryshonin Iranin. Për ta, “perëndimorizimi” nënkuptonte fundin e modestisë – Playboys në kioska, gra të zhveshura në televizion – individualitet mbi komunitetin dhe erozionin e mijëra viteve të kulturës dhe moralit Iranian.

Pastaj ishin marksistët, përfshirë Partinë Tudeh, të cilët donin të shkundnin ndikimet kapitaliste perëndimore dhe të shkonin drejt komunizmit. Një rreth mbivendosës liberalësh dhe intelektualësh që donin të rivendosnin kushtetutën e vitit 1906 me zgjedhje të lira dhe liri civile. Më i vjetri prej tyre ishte dëshmitar i grushtit të shtetit i vitit 1953 i mbështetur nga CIA që përmbysi kryeministrin popullor Mossadegh (i cili kishte nacionalizuar industrinë e naftës) në favor të një Shahu supër të fuqishëm.

Revolucioni Iranit dhe reziku i pikpamjeve të fraksioneve.

Në sfond ishin njerëz të zakonshëm si babai im i lindur në fshat, një popullsi e madhe njerëzish që ia dilnin mbanë me pune dhe pa shume pretendime, të cilët donin vetëm të jetonin. Ata nuk u organizuan dhe as nuk u shqetësuan shumë për ndryshimin kulturor – ajo që i zemëroi ishte se familjet e tyre luftonin për nevojat themelore, ndërsa Shahu ushqehej me naftën e popullit. Nga këto klasa punëtore rurale, myslimane kulturore, të cilave shpesh u atribuohet dëshira për një teokraci, nëna ime thotë se “ata donin vetëm dikë që t’u jepte të drejtat e tyre”. E vetmja gjë që i bashkonte ishte se nuk kishin pretendime të shumta për të jetuar, kërkonin bazen jetësore.

Megjithatë, një fraksion që donte një teokraci ishin Islamistët radikalë, të cilët, me mjekrat e tyre të pakrehurn dhe përbuzjen për muzikën dhe artin, dukeshin dhe silleshin shumë pak gjatë viteve 1970. Udhëheqësi i tyre, Ajatollah Khomeini, ishte në mërgim në Francë dhe i mbuluar nga misteri. Në ditët e sotme, thotë nëna ime, një kërkim në Google mund t’ju tregojë më shumë në një minutë rreth ideologjisë së Ajatollah Khomeinit sesa e gjithë popullsia dinte në atë kohë.

Pra, si ia dolën klerikët më të aftë se të tjerët të rrëmbenin revolucionin e popullor.
E di që tingëllon e çuditshme të thuash se revolucioni nuk kishte të bënte me Islamin; se populli Iranian ishte atëherë, siç është tani, i larmishëm nga ana fetare, kryesisht laik dhe me një trashëgimi të lashtë artistike dhe intelektuale të rrënjosur në Zoroastrianizëm. Nëse do të më duhej të përshkruaja çdo Iranian në një deklaratë të përgjithshme kulturore, do të thoja: Një Iranian… është një poet melodramatik biologjikisht i panaftë të largohet nga ushqimi, muzika apo një festë.

Këtyre njerëzve të zakonshëm, Ajatollah Khomeini u bëri premtime të përgjithshme se të varfrit, pakicat fetare dhe gratë do të ishin më mirë nën sundimin e tij. Ai madje pretendoi në intervista dhe të shpejta dhe fjalime të një pasnjishme se gruaja do të kishte më shumë të drejta sesa burrat. Klerikët bindën fraksionet e ndryshme politike se për të arritur këtë utopi, ata do të duhej të kategorizonin veten nën një ideologji të vetme: Jashtë Shahun dhe aleatët e tij perëndimore, burimet Iraniane do të ishin për Iranianët.

Por, që revolucioni të funksiononte dhe këto qëllime të përbashkëta ekonomike të materializoheshin, të gjithë do të duhej të pranonin një paketë ideologjike. Pra, kur Ajatollah i quajti gratë lule delikate që duhen mbrojtur nga shqetësimet mashkullore, nëna ime dhe shoqet e saj injoruan me neveri iden e tij. Njëkohësisht ata injoruan paralajmërimet nga prindërit dhe profesorët e tyre. Ose ishe brenda ose ishe jashtë – dhe nëse ishe jashtë, po mbështesje imperialistët perëndimorë.

Taktika funksionoi. Shahu hipi në një aeroplan, duke mbledhur një grusht Iranianësh gjatë largimit. Ajatollah Khomeini, kleriku që u kishte premtuar të gjithëve gjithçka, mbërriti me një avion perëndimor nga Parisi. “Duhet ta kishim ditur,” thotë nëna ime,” sepse cili emigrant kthehet me një avion luksoz nga Franca?

Menjëherë sapo mori pushtetin, Republika Islamike vrau udhëheqësit e fraksioneve që i kishin hapur rrugën, duke publikuar foto të përgjakshme të vdekjes së tyre në revista kombëtare. Mezi dy vjet në regjimin e ri, nëna ime dhe shoqet e saj po vajtonin përfshirjen e tyre të verbër. “Ishte një gabim,” thotë nëna ime. “Ne nuk donim një qeveri fetare.” Ata na premtuan diçka tjetër.” Ajo shton një paralajmërim, “Nëse një grup të kërkon ndonjëherë të biesh dakord me ta për gjithçka, është një kult.”

Kjo dinamikë sektesh do të shfaqej përsëri gjatë gjithë jetës sime, ndërsa u zhvendosa nga Oklahoma në universitet dhe më tej. Në çdo komunitet të ri, miqtë dhe kolegët e mi u grumbulluan rreth disa besimeve thelbësore dhe pranuan gjithçka që ndihej afërsisht në përputhje me ato vlera, duke u mbështetur në komunitetin e tyre për të zgjidhurnje seri çeshtjesh që i përkisnin. Tashti, në vitin 2026, Republika Islamike vjel përfitimet nga tendecat e saj duke shkelur Revolucionin Popullor pikërisht sikur veproi në vitin 1979.
Kur isha 10 vjeç, nënës sime (tani një e krishterë e deklaruar) iu dha azil në SHBA dhe u dërgua në Oklahoma, me mua dhe vëllain tim. Ne u bashkuam me një komunitet të krishterë ku shpesh na kërkohej të ndanim historinë tonë në kishat lokale.

Folëm për mënyrën se si Jezusi na kishte zgjedhur duke na shpëtuar nga rreziqet te cilat na detyruan të arratisemi dhe njikohësisht reziqet qe patëm gjatë këtij aksioni. Treguam historinë tonë pjesët e së cilës as që nuk përputheshin me rrëfimet e emigrantëve. Iranin e donim kështu se edhe myslimanët që i njihnim nuk ishin militantë. Se kultura jonë ishte e lashtë, e pasur dhe me varietet. Askush nuk dukej aq i interesuar për këto.

Duke u rritur në ambjentin Biblik, gjeta ngushëllim të madh në premtimet e mbrojtjes së Zotit dhe planet e tij për jetën time. Por, ndërsa hyra në vitet e adoleshencës, fillova të devijoj nga disa aspekte të besimit. Ndihesha i shqetësuar me

“Kur Ajatollah i quajti gratë lule delikate, për t’u mbrojtur nga shqetësimet mashkullore, nëna ime dhe shoqet e saj injoruan e injoruan me neveri këtë ide.”

Mësimet e komunitetit në lidhje me gruan. gjinin dhe martesën se burrat ishin kryefamiljarë, se gratë duhet t’u nënshtroheshin burrave të tyre. Por kur u këshillova, udhëheqësit tanë të kishës këmbëngulën se nuk mund të zgjedhësh nga Bibla çfarë të duash se fjala e Zotit nuk është një manual sugjerimesh dhe se zgjedhja e besimit të tua të bën të krishterë vetëm në emër..
Kur u largova për në Universitet rashë në një rreth shoqnor vajzash që ishin mikesha të librit. Vendosa ta provoj vehten dhe pa pritmas e gjeta zërin tim në shoqërin e gruas liberale dhe më vonë si një shkrimtare dhe një avokate për emigracionin.

Në moshë tridhjet vjecare e gjeta vehten përsëri në një situatën të re kesaj radhe me një grup miqësh duke luftuar për të drejtat njeriut për dënimet e gabuara të kaluara njikohêsisht duke ngritur zërin për te drejtat e Palestinezëve. Por nuk mund të jem për gjithçka. Besoj se të gjithe kujdesemi për sistematikimin e klimës, liris, drejtesis, siguris, të drejtat bazë të liris njeriut dhe dinjitetit për çdo person. Nêqoftëse grupi vendos një qëllimin sado larg që të jetë unë jam me ta.

Gjatë kësaj kohe pata ndryshime në pikpamjet e mija. Në vitet 70 isha aktiviste Iraniane dhe në 90 isha me pikpamje Evangjeliste Jugore.
Unë fillimish kam vërejtur një reaksion progresiv të Iranit gjatë fundeve të vitieve 2010. Midis viteve 2017 dhe 2020 kam shkrujtur një seri esejësh memuarësh ku tregonja historine e burgut të nënës time aventurat dhe reziqet e arratisjes tonë nga Republika Islamike njikohësisht dhe shpernguljen nga një vënd tek tjetri. Kam marre qindra mesazhe që sigurisht i prisnja. Disa ishin ankesa kundër emigrantëve por të tjerat ishin një suport për aleatët dhe emigrantët.

Por është një kategori e tretë qe më ngatëron e cila rrjedh(perndryshe) si liberal dhe amerikan të lindur. Fjalimet rreth Islamofobis ishin shumë të fryra{te cilat kishin nje drejtim të rezikshëm} në fillimet e ndalimit të Muslimanëve shpesh ndigjonja; ” E po mirë ky është një vënd Mysliman dhe nëna juaj thyevi ligjet” Persëri dhe përsëri. Në një pretendim të thjeshte mund të the se pjesa mê e madhe e Iranianëve dëshëron të jetojë ndër ligjet e Shariahut dhe se çdo ligj shtypës si perçja e detyruar e cila është e barabartë me fanatizëm fetar, gratë e lira amerikane e lejuan veten të ma thoshin këtë mua, një Iraniane që kaloi tre vjet nën perçe të detyruar, në një shkollë të Republikës Islamike.

Një akademike më pyeti hapur nëse e dua kaq shumë Iranin, pse po flisnja kaq keq dhe po e nxirnja në pah? Në një vërejtje të vetme të shkujdesur, ajo e kishte ngatërruar Iranin me Republikën Islamike (shumë ndryshe), kujtimet e mia me retorikë thjesht po tregonin historinë time, emigrimin e detyruar me pabesinë (ne u detyruam të largoheshim) dhe urrejtjen ndaj vrasësve me urrejtjen ndaj vendit (dhe besimit) që ata kishin rrëmbyer.
Unë i hodha poshtë këto reagime të gabuara dhe implikimin themelor budalla që çdo kritikë ndaj një regjimi klerikal i vendos të gjithë myslimanët në një dritë të pakëndshme.

Por në vitin 2022, kur policia e moralit vrau 22-vjeçaren Mahsa Amini për shkak se refuzoi të vishte perçen dhe filluan protestat për Lirinë e Jetës së Gruas, mbështetja nga grupi im u ndje edhe më e dobët dhe ngurruese. Më vonë, në vjeshtën e vitit 2023, pas sulmeve të 7 tetorit, kjo mbështetje u përmënd.

Që atëherë, çdo gazetë me reputacion të mirë ka dokumentuar dhe autentikuar foto dhe video të mizorive të regjimit. Qindra protestues – përfshirë fëmijë – janë vrarë, mijëra janë burgosur dhe torturuar që nga viti 2022; dhjetëra janë ekzekutuar pas gjyqeve të rreme. Bashkimi Evropian e ka shpallur Gardën Revolucionare të Iranit një organizatë terroriste.

Mes gjithë kësaj, Iranianë të arsimuar në Perëndim si unë ende po dëgjojnë disa nga bashkëmoshatarët tanë (përndryshe të informuar mirë, shkrimtarë humanitarë dhe akademik) që përsërisin si papagaj pikat e diskutimit të Republikës Islamike; se diaspora është e keq informuar, nxit frikën, manipulohet nga Trump ose Izraeli ose forcat raciste dhe imperialiste të krahut të djathtë.

Tashti, ky qëndrim shpërfillës është përhapur në publikun e gjerë si pjesë e një pakete besimesh progresive, nga Huda Kattan prej Huda Beauty, e cila postoi një video të një tubimi pro-regjimit (dhe pas reagimeve virale nga klientët Iranianë, e quajti postimin një gabim), deri te protestuesit që valëvitin flamurin e Republikës Islamike dhe jo flamurin historik nacional me Diellin dhe Luanin së bashku me atë të Palestinës.

Gjithnjë e më shumë, ekspertë të drejtave të njeriut, avokatë, madje edhe disa personazhe të famshëm po u bashkohen Iranianëve në dënimin e retorikës dembele që mbështet diktatorët e Iranit. Në Qershor të vitit 2025, në përgjigje të një fotoje të një protestuesi të bardhë që valëviste propagandën e Republikës Islamike, aktorja Nazanin Boniadi postoi: “Progresistët me qëllime të mira, por të gabuara, në Perëndim e kanë gëlltitur propagandën e Republikës Islamike. Miliona Iranian duhet të ndrojnë vendet me ju me nji të rrahur të zëmres me gjithatë ju mund të mbroni shtypësit e juaj.”

Megjithatë, shpërthimi i zemërimit që prisja nga komuniteti im nuk është materializuar. Iranianët po vdesin në rrugë, por edhe figura publike të zëshme si Greta Thunberg, të cilat mbështesin hapur një Palestinë të lirë dhe të drejtat e grave (të dyja qëllime që përputhen me një Iran të lirë), dhe që vetë kanë gëzuar liritë perëndimore, ende heshtin për Iranin. Ku janë protestat në kampuset e kolegjeve, fushatat në mediat sociale? Problemi është se çështja është paraqitur gabim. Kur fillova të postoja video në Instagram duke mbështetur kryengritjet e fundit në Iran, burimi im filloi të devijonte drejt në një sërë çështjesh të palidhura.

Pse do të mendonte algoritmi se do të pajtohesha me shumë nga këto marrëzi, përveç se pikëpamjet e mia për Iranin janë kategorizuar përgjatë tyre?
Sot, në 2026, Republika Islamike përdor taktikat e vjetra, të njëjtat, për të ngatëruar per të mbivendosur deshirën e popullit. Qellimi që kanë është tju largoj juve nga krimet e tyre dhe me zgjuarsi e vendosin vetvehten me krimet në Gaza.

Pikërisht sikur në vitin 1979 kur klerikët i bindën të gjithë të bashkoheshin rreth atmosferave të përgjithshme anti-perëndimore, tani po përfitojnë nga impulsi i njerëzve për t’u mbledhur rreth atmosferave të përgjithshme anti-racizëm. Sigurisht, vrasjet masive të sanksionuara nga shteti janë të këqija, por kush dëshiron të ngatërrohet me një imperialist ose Islamofob?

Si një grua që i kaloi tetë vitet e para duke u dridhur nën sytë e regjimit, e qortuar nga mësuesit dhe e detyruar të këndonte slogane urrejtëse në oborrin e shkollës, jam e hutuar nga kjo mospërputhje morale: jemi me të drejtë të indinjuar nga brutaliteti i ICE-së, por policia morale e Iranit ka ndjekur brutalisht qindra mijra nënështetas për gjysëm shekulli.

Jemi të neveritur nga dosjet Epstein, por në Iran, vajzat që në moshën 9 vjeç detyrohen të martohen me burra të moshuar. Nuk ka nevojë për dosje sekrete. Republika Islamike ka qëlluar, varur ose vrarë në mënyra të tjera mijëra të pafajshëm, përfshirë të mitur.
Që nga Dhjetori, ndiej se vetmia e vjetër po kthehet. Unë jam Amerikane dhe Iraniane, një feministe progresive dhe humanitare.

Besoj në vlerat liberale, gjithashtu po përpiqem të formoj mendime më me kujdes, dhe ja ku kam arritur: e konsideroj raciste të besosh se, ndërsa je mjaftueshëm i sofistikuar për të pasur nevojë për demokraci, Iranianët nuk janë. Ne të gjithë duam të njëjtat gjëra: pjesën tonë të burimeve të tokës sonë, një zë në qeverisje dhe lirinë për të lulëzuar sipas natyrës sonë. Askush, mysliman apo i krishterë apo baha’i apo ateist, nuk dëshiron të jetë i bllokuar nën sundimin shtypës të zotit të dikujt tjetër.

E kuptoj: nuk mund të presim që të gjithë të hulumtojnë çdo çështje ose të mobilizohen për çdo luftë. Shpesh vendosim që në fillim, jam humanitare apo jam e krishterë konservatore, dhe pranojmë manualin e grupit tonë, duke supozuar se çdo mendim është verifikuar nga ekspertët dhe se në përgjithësi do të kemi të drejtë shumicën e kohës.

Por ndonjëherë komunitetet tona gabojnë. Humanitarët mund ta humbasin mizorinë. Feministët mund ta anashkalojnë seksizmin. Ne bëjmë kompromise, aleanca dhe gabime, dhe kjo është në rregull. Por duhet përulësi intelektuale, kuriozitet dhe trimëri për të korrigjuar ato gabime dhe për t’u larguar nga tufa drejt një të vërtete të çrregullt dhe të ndërlikuar.

Dina Nayeri është autore e “The Ungrateful Refugee” (2019), “Who Gets Believed” (2023) dhe “A Happy Death” (2027)

New York 1 Mars 2026.

Shënim: “Injoranca anashkalohet nga banditizmi”.