HomeAktualitetKryesore

Përse “patllakeve” të nipit Joni Keta… marka “BKH” u duket vetja si gjysh Lym me “Beretta”?

Përse “patllakeve” të nipit Joni Keta… marka “BKH” u duket vetja si gjysh Lym me “Beretta”?

Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” foli për publikun për një ngjarje te rëndë, të ndodhur mes personelit të Gardës dhe tre punonjësve të BKH-së me 23 Nëntor, ditën kur punonjësit të BKH kanë vajtur në kryemistri, për të zbatuar masat e sigurisë për zv. kryeministren Balluku.

Veprimet e tyre janë përtej kufijëve të arrogancës ose në fazën e mediokritetit të paditurisë profesionale dhe yryshit për tu bërë ato që nuk janë… një autoritet mbi çdo pushtete.

Kohët e fundit, keto institucione kanë marrë një revansh dhe me veprimet e tyre po kërkojnë të sfidojnë edhe ligjet kushtetuse. Me idenë se janë të pavarur, atyre u është krijuar një iluzion… se janë të paprekshem dhe si rrjedhojë i kap sindromi i “madhështisë” dhe u duket vetja se janë vetë shteti.

Kjo mendësi me patjetër duhet të çrrënjoset e të ndëshkohet. Institucionet i krijon ligjvënsi dhe shteti i zgjedhur nga populli dhe jo e kundërta.

Ka ikur koha e “patllakes” dhe e trimave, që kurrë në familjet e tyre nuk ka patur vend për patllake, por… për garuzhde groshe.

Armatosja e Don Kishotve me armë jo lodër ështe e rrezikshme, sepse rrit shkallën e trimërisë për çdo llojë frikacaku. Vërtet e kanë të ligjëruar armëmbajtjen OPGJ-të, por kjo nuk legjitimiton mbajtjen e saj vend e pa vend, aq më tepër… kur duhet të futesh në një instuticion si kryeministria.

Këta trimosh siç duken bathët, asqë e dinë se për çfarë ua kanë dhënë një copë armë me leje dhe nëse do intrevistoheshin, as nuk e dinë se ku dhe kur mund ti përdorin, por e dinë mirë se duke i mbajur nëpër çanta apo rripa mesi e “ushkur benevrekësh” sigurisht do trembin dikë, duke i rritur vetes personalitetin, që edhe ata janë dikushi…”kobure”.

Ndaj nipi i “Tatës”, nënës së patllakes, Heroit të Popullit Myslym Keta, të distancohet dhe të mos lejoj ta bëjnë pis “patllaken” e markës “BKH” ca sharlatan të kësaj strukture dhe t’i bëhet e qartë çdo ushtari të shtetit, se nuk është gjeneral e ndoshta edhe si usharë mund të jet i rastësishëm dhe i përkohshëm në BKH dhe se “patllakja” nuk është garuzhe çorbe për të eturit për pushtet e për pak personalitet të munguar, por një mjet për tu dhënë siguri në detyrë në raste të paparashikuara …shkurt për “salltanet”. /Ekskluzive.al