HomeMetro

Përse vajzat shqiptare lidhen me burra të vjetër në moshë?

Përse vajzat shqiptare lidhen me burra të vjetër në moshë?

Këngëtari Robert Berisha ka treguar arsyen që sipas tij përse vajzat përfundojnë në lidhje me burra më të mëdhenj e më të vjetër në moshë.

Gjatë një interviste, ai është shprehur se kur vajzat rriten pa dashurinë e babait, sipas tij, përfundojnë duke u lidhur me burra më të vjetër në moshë.

“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100 %”,– tha këngëtari në “Breaking”.