HomeAktualitet

Përshkallëzohet protesta te Kryeministria, qytetarët ndezin flakadanë dhe bllokojnë Unazën e Vogël

Përshkallëzohet protesta te Kryeministria, qytetarët ndezin flakadanë dhe bllokojnë Unazën e Vogël

Protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve kanë përshkallëzuar tubimin e tyre.

Një pjesë e tyre janë drejtuar drejt Unazës së Vogël, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që pjesa tjetër qëndron ende përballë kryeministrisë ku kanë ndezur dhe disa flakadanë.

Qytetarët kanë vendosur që protesta të vijojë çdo ditë në orën 17:00 në mënyrë që qeveria të ndërgjegjësohet dhe të ulë taksat e karburantit dhe të rrisë kontrollet për abuzimet me çmimet.