HomeAktualitetKronike

Person me rrezikshmëri të lartë për sigurinë kombëtare në Itali: Bardhyl Hoxha padit mediat që pëhapën lajmin e rremë

Person me rrezikshmëri të lartë për sigurinë kombëtare në Itali: Bardhyl Hoxha padit mediat që pëhapën lajmin e rremë

Bardhyl Hoxha, shqiptari që së bashku me Bujar Hysën akuzohen për terrorizëm nga autoritetet italiane, është paraqitur mbrëmjen e sotme në policinë e Nancyt në Francë ku jeton, ku ka bërë padi ndaj mediave për lajmin e publikuar.

“Klienti im Bardhyl Hoxha do padisë mediat që publikuan lajmin. Ai është gati të paraqitet në prokurori për të dhënë shpjegime në çdo kohë. Bardhyl Hoxha i mohon akuzat e ngritura nga policia dhe mediat në Itali e Shqipëri”, tha ai.