HomeBlog

Peshqit dhe turma e uritur

Peshqit dhe turma e uritur

Artan Fuga

Jezusi se çfarë bëri, nuk më kujtohet tani, dhe u tha se e kishin gabim. Po të besonin në shportë nuk kishte tre cironka, por pafund peshq të mëdhenj.

E mirë…

Kështu i thanë turmës, u ngop turma.

Pasi ajo u ngop dishepujt i raportuan Jezusit.

Ore këta u ngopen, por çudia është që këta u zhdëpën në peshq dhe në shportë kanë ngelur pesë cironka në vend të treve që ishin në fillim.