HomeBotaSport

Pësoi arrest kardiak në mes të fushës, Eriksen mund të mos luajë më kurrë me Interin

Pësoi arrest kardiak në mes të fushës, Eriksen mund të mos luajë më kurrë me Interin

Një moment tmerri përjetoi mbrëmjen e djeshme futbolli, teksa Christian Eriksen pësoi një atak kardiak në mes të fushës.

Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore tashmë është e stabilizuar, mirëpo pas kësaj që i ndodhi ka shumë gjasa që të mos kthehet më të luaj me ekipin e Interit në Itali.

Kjo pasi federata italiane e futbollit prej disa vitesh synon që të ulë rastet e arresteve kardiake në radhët e sportisteve, duke i ndaluar ata të luajnë kur ka indicie për probleme me shëndetin.

Dr. Scott Murray, një kardiolog i njohur britanik, i specializuar në parandalimin e problemeve të zemrës, thotë se Italia krenohet me rekordin e saj të parandalimit të arresteve kardiake në futboll, kështu që problemet e lojtarit danez ka të ngjarë të parashikojnë fundin e kohës së tij në Serie A.

Ai i tha MailOnline: “Ndoshta është (fundi i karrierës së tij) për të. Italianët ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj. Ata e kanë bërë për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga arrestet kardiake në sport nga përtej 3 përqind në më pak se një përqind”.

Eriksen u shemb në tokë në ndeshjen që u luajt mes Danimarkës dhe Finlandës, dhe dyshohet se zemra e tij ndali për disa minuta. Ai u risoll në jetë nga mjekët që hynë menjëherë në fushën e lojës, ndërkohë që raportimet flasin se ai tashmë është në gjendje stabël.