HomeAktualitetDebat

Pinjolli i Bllokut, djali i vogël në foto me “xhaxhin” Andi Bushati: Në 11 maj nuk humbi PD, por këta palaçot e SPAK. S’ka më njeri tani që beson se Ramës do i han….

Pinjolli i Bllokut, djali i vogël në foto me “xhaxhin” Andi Bushati: Në 11 maj nuk humbi PD, por këta palaçot e SPAK. S’ka më njeri tani që beson se Ramës do i han….

Andi i teta Vitos dhe i shokut Hysni e vetme mbetje në tregun mediatik shqiptarë nga Blloku, i ftuar në televizionin e familjes Berisha, ka thënë se humbësi më i madh i zgjedhjeve të 11 majit nuk është opozita, por SPAK.

“Këtu nuk ka humbur opozita, humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve janë këto palaçot e SPAK.

S’e besoj që këtej e tutje e mori vesh çdo njeri që SPAK është një pacavure, s’besoj që më njeri të thotë tani: “Ore, ka një SPAK këtu që do bëjë namin, do i tundë dhëmbët Edi Ramës.”

Këto task-forcat, këto budalliqet që u ngritën i treguan të gjitha.

Pyetja që duhet të bëjë çdo shqiptar është: Ka bërë diktaturë Rama? Po, ka bërë.

Ka kapur çdo institucion? Po, e ka kapur.

Atëherë ç’duhet të bëjmë ne të gjithë së bashku për t’iu kundërvënë kësaj”, tha ai.