HomeAktualitet

Pjerin Ndreu për protestuesit e diasporës: “Na hapën barkun! Mjaft harxhuat lekë për të mbushur sheshin”!

Pjerin Ndreu për protestuesit e diasporës: “Na hapën barkun! Mjaft harxhuat lekë për të mbushur sheshin”!

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka komentuar me tone të ashpra dhe me një gjuhë befasuese protestën e përfaqësuesve të diasporës dhe emigrantëve të ardhur nga vendet e ndryshme të botës, të zhvilluar para Kryeministrisë prej ditës së djeshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu ironizon protestuesit e diasporës, duke i quajtur protestuesit “emigrantë të bashkisë Kamëz” dhe të “frymëzuar partiakë”, për të cilët nuk ka kursyer as deklaratën: Na hapën barkun.

“Emigrante te bashkise Kamez dhe ca te frymezuar partiake qe kane humbe vulen e hajdutllekut me ikjen nga pushteti ne 2017 i shof ne bulevard ! Na hapen barkun tu harxhu leke per te mbushe sheshin. Te ndihmonin ndonje familje ne nevoje sa vrerosen pa dite as vete perse!”, shkruan Ndreu.