HomeAktualitetKronike

Plagoset kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, niset me urgjencë drejt spitalit

Plagoset kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, niset me urgjencë drejt spitalit

Është plagosur me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi. Më herët, Kokoneshi është dhunuar nga një i ri në mes të qytetit. Ka qenë vetë Kokoneshi ai që ka denoncuar në polici për 32-vjeçarin Dritan Sterkaj.

Kryetari i Bashkisë se Divjakës Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë. Mësohet se ai është dërguar në Spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Kokoneshi është dhunuar dhe me pare, por nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me incidentet e mëparshme.

Sakaq, mësohet se Ergest Xhelili është autori i plagosjes që është bëri i mundur ndalimi i tij.

Mësohet se personi që e ka plagosur është një ish-punonjës i bashkisë, Ergest Xhelili (Punonjës i IT).

Thuhet se kryetari ka marre goditje ne zonen e shpatulles dhe ne krahë.