HomeAktualitetKryesore

Plaku dixhital Sali merr në qafë spiunin e tij: Publikon fotot e Ramës në Shkodër me antiplumb me emrin dhe foto e “oficerit dixhital”

Plaku dixhital Sali merr në qafë spiunin e tij: Publikon fotot e Ramës në Shkodër me antiplumb me emrin dhe foto e “oficerit dixhital”

Sali Berisha ka publikuar disa orë më parë fotografi nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, duke pretenduar se ruhej nga 12 truproja me pajisje speciale anti-plumb.

Mirëpo fotografinë e dytë të ablumit, Berisha e ka publikuar duke e bërë “screen-shoot” së bashku me emrin e dërguesit.

“Ervisi Oficeri”, është “oficeri dixhital” që këtë herë ka “demaskuar” kryeministrin Edi Rama te Berisha, shkruan newsbomb.al.

“Një album me antiplumb! Miq, udhëtim horror i Edvinit në Shkodër! Vet me antiplumb, 12 badiguardë me antiplumb, vetura antiplumb. Nderim qytetarëve të Shkodrës që i kallën datën! Shikoni albumin antiplumb. Sb”, shkruan Berisha.