HomeAktualitetDebat

Plas sherri/ “Mendoni se do ta mundni Ramën me këto metoda?”, Shpëtim Nazarko përplaset me numrin 2 të LSI: Ke qenë ministër i keq, tek ty ndikonte shumë Fatos Nano!

Plas sherri/ “Mendoni se do ta mundni Ramën me këto metoda?”, Shpëtim Nazarko përplaset me numrin 2 të LSI: Ke qenë ministër i keq, tek ty ndikonte shumë Fatos Nano!

Me tone të ashpra është shoqëruar mbrëmjen e djeshme debati mes analistit Shpëtim Nazarko dhe zv.kryetarit të LSI, Luan Rama teksa po diskutonin për protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës dhe sjelljen e policisë.

Për Ramën, qëndrimi i tyre ishte poshtërsi, ndërkohë që Nazarko, në emision “Real Story” e ka akuzuar Luan Ramën se policia më e keqe ka qenë në kohën e tij, pasi ishte Ministër i keq i ndikuar nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano.

Pjesë nga debati:

Luan Rama: Ajo familje është vrarë për herë të dytë, se policia nxori tre deklarata. Kjo është poshtërsi.

Nazarko: Kjo polici është shumë herë më e mirë se kur ke qenë ti ministër në kohën e Nanos. Si do që të jesh ti, ke qenë ministër i keq, për shkak të Nanos.

Luan Rama: E di që është më e mirë, por..

Nazarko: Më dëgjo. Janë bërë demonstrata, por a ka njeri të më thotë mua a ka pasur viktima? Unë kam dëgjuar policë që kanë humbur sytë, duart, por di një gjë, që 7 vjet që ka qenë ky, unë shikoj një polic të rregullt në rrugë. Nëse ju mendoni se do ta mundni Ramën me këto metoda, ehe, sepse policia e Ramës është 1 mijë herë më e mirë se e juaja.

Neritan Ceka: Nuk e kam njohur drejtorin e policisë, por më duket një person politik më tepër, se sa teknik. 90% e atyre që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë të vitit 1997, janë djem dhe specialistë të mrekullueshëm. Ata e kanë ndërtuar këtë polici, nuk e ka sjellë nga valixhja e tij Rama. Ne duhet të kishim sot një polici më të mirë se kjo që kemi.