Sporti shqiptar është tronditur nga një ikje e parakohshme. Enea Andrea, ish-basketbollist i Dinamos dhe Kombëtares, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare teksa bënte palestër.
Enea, i cili sëfundmi bënte edhe komentatorin e NBA në një nga platformat sportive në vend, nuk është ndjerë mirë teksa bënte ushtrimet. Pavarësisht ndihmës, ish-sportisti nuk ka mundur ti mbijetojë arrestit kardiak, teksa edhe në të kaluarën kishte shfaqur probleme.
Enea ndër të tjera është edhe vëllai binjak i aktorës së njohur Ema Andrea, ndërsa lajmi për vdekjen e parakohshme ka tronditur të afërmit dhe miqtë e 54-vjeçarit.

