HomeAktualitetKronike

”Po e bëj për Zenin!… Jepi 100 mijë euro Gazit për fushatën”!Po shkonte në SPAK, automjeti 200 mijë euro i “udhëheqësit” Bardhit përplaset me një motor

”Po e bëj për Zenin!… Jepi 100 mijë euro Gazit për fushatën”!Po shkonte në SPAK, automjeti 200 mijë euro i “udhëheqësit” Bardhit përplaset me një motor

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. Në afërsi të SPAK automjeti i Bardhit është përplasur me një motoçikletë, por pa pasoja të rënda.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, mjeti i Bardhit ndodhet i ndaluar në mes të rrugës.

Bardhi u thirr në organin e akuzës për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin e tij për shantazh pas emailit me përgjime ku shkruhej se Vis Martinaj do i jepte Bardhit 100 mijë € përmes Erigers Mihasit.

Ishte vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së ai i cili informoi të hënën Prokurorinë e Posaçme, mbi disa mesazhe që mbërritën në telefonin e tij nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”. Sipas Bardhit mesazhet i mbërritën në mbrëmjen e 28 shtatorit në aplikacion ‘Signal’.

Përmbajtja e mesazheve konsistonte në dy dokumente përgjimesh të Sky, me mbishkrimin të jesh mirë dhe poshtë saj emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të dy personazhe të botës së krimit, ku Erigers Mihasi është ekzekutuar në një atentat në zonën e Astirit.

Në shkresën drejtuar Altin Dumanit, Bardhi nënvizon se mesazhet janë një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara dhe kërkon nga SPAK hetimin e tyre.