HomeAktualitet

“Po filmonte telefonin e Berishës”: Flamur Noka godet operatorin në Kuvend, pas dite i kërkon ndjesë si djalë i edukuar

“Po filmonte telefonin e Berishës”: Flamur Noka godet operatorin në Kuvend, pas dite i kërkon ndjesë si djalë i edukuar

Një incident është shënuar gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku një prej operatorëve të mediave është qëlluar me rregulloren e Kuvendit nga deputeti Flamur Noka.

Shkak për reagimin e Nokës, ishte filmimi që kameramani po i bënte telefonit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky moment nuk është kapur nga kamerat, ndërsa ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se nuk mund të ketë reagime të tilla ndaj medias.

Lindita Nikolla: Vërejte me reagimin ndaj mediave. Nuk mund të reagoni ashtu ndaj medias duke e qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë teksa shoh një veprim të tillë.

Flamur Noka: Ti maksimumi deri tek perdja sheh, nuk sheh përjashta.

Lindita Nikolla: Sytë e mi me gjithë gjyzlykë e shohin shumë.

Flamur Noka: Edhe telefonat i filmojnë kameramanët e tu.

Lindita Nikolla: Jo nuk janë kameramanët e mi, po janë kameramanët e medias së lirë.

Por pasdite në një postim, Noku Salihit kërkon ndjesë ndaj kameraminit duke e quajtur ngjarjen një keqkuptim. Në fotot e shpërndara nga vet ai, shihet teksa ndodhet afër kameraminit

“Nje ndjes miqesore kameramanit Parid Dado per keqkuptimin e paradites” shkruan Noka.

Noka u justifikua me faktin se operatori ishte duke filmuar telefonin e Berishës, gjë që shkaktoi atë reagim nga ana e tij.

Edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla reagoi menjëherë ndaj Nokës duke e cilësuar veprimin e tij të pahijshëm.