HomeBota

Po fliste për bombardimet ruse në Ukrainë, ish-presidenti amerikan George Bush bën ‘gafën’ e papritur

Po fliste për bombardimet ruse në Ukrainë, ish-presidenti amerikan George Bush bën ‘gafën’ e papritur

sh-presidenti amerikan George W Bush, i pranishëm në një event në Dallas dje teksa po kritikonte sistemin politik të Rusisë ngatërroi Ukrainën me Irakun.

“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”.

Ai e korrigjoi shumë shpejt duke thënë “E kam fjalën për Ukrainën”.

Bush urdhëroi pushtimin e Irakut në 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë.

Konflikti i zgjatur shkaktoi qindra mijëra viktima dhe zhvendosi shumë të tjerë.