HomeAktualitetKryesore

Po kurohej në Turqi, Covid-19 i merr jetën ish-kryetarit të bashkisë Lushnje

Po kurohej në Turqi, Covid-19 i merr jetën ish-kryetarit të bashkisë Lushnje

Ndihma mjekësore e marrë në Turqi nuk i ka shpëtuar dot jetën ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Albert Sanxhaku.

60-vjeçari ka humbur betejën me koronavirusin gjatë orëve të fundit.

Prej afro një muaj ai ndodhej për kurim në Turqi, por nuk ia ka dalë dot.

Sanxhaku u zgjodh në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si kryetar i bashkisë së Lushnjës, gjatë viteve 2007-2011.