HomeAktualitetKryesore

“Po më shantazhojnë për një gjyq”, prokurori Ervin Karanxha kallëzon në SPAK Ben Blushin dhe anëtaren e KPK-së

“Po më shantazhojnë për një gjyq”, prokurori Ervin Karanxha kallëzon në SPAK Ben Blushin dhe anëtaren e KPK-së

Prokurori i Prokurorisë se Tiranës Ervin Karanxha kallëzon ne SPAK drejtorin e Top-Channel Ben Blushi dhe anëtaren e KPK Valbona Sanxhaktari.

Kallëzimi ndaj tyre bëhet për 3 akuza: Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike, shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi është depozituar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku prokurori i Tiranës akuzon Blushin se ka shantazhuar atë dhe familjaret e tij për tre muaj, për shkak të një procesi gjyqësor që po gjykonte motra e tij në Gjykatën e Tiranës.

Gjithashtu prokurori informon se ka vënë në dijeni për këtë fakt edhe instanca të tjera si KLP por nuk ka marrë asnjë reagim prej tyre.

Sipas prokurorit pjesë e këtij sulmi ndaj tij është edhe anëtarja e KPK Valbona Sanxhaktari.

Karanxha thotë në kallëzim se televizioni në fjalë ka nxjerrë të dhëna nga KPK në lidhje me procesin e Vettingut ndërkohë që për to nuk ishte në dijeni edhe vetë subjekti.