HomeAktualitet

Po përgatit mandatin e katërt! Blendi Fevziu parashikon skenarin e Edi Ramës, bën deklaratën e papritur: Ja kush mund t’i a prishë qetësinë Ramës!

Po përgatit mandatin e katërt! Blendi Fevziu parashikon skenarin e Edi Ramës, bën deklaratën e papritur: Ja kush mund t’i a prishë qetësinë Ramës!

Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se kryeministrit të vendit, Edi Ramës i intereson situata aktuale në Partinë Demokratike.

Fevziu ka thënë se Rama aktualisht ka aleat dhe armik vetëm veten e tij.

Blendi Fevziu: Ramës i intereson që brenda PD-së të ketë një betejë që të vazhdojë. Ramës i intereson që PD të jetë një parti ku të mos marrë vesh i pari dhe i dytë.

Rama po lëviz për llogarinë e tij, një PD e përçarë është një PD që nuk është një formacion konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, do të mundohet t’i japë një goditje në zgjedhjet lokale. Rama po projekton mandatin e katërt.

Problemi i Ramës është vetë Rama, nuk është opozita. Në këto, rrethana kur opozita e ka të vështirë të kryejë rolin e saj, qetësia e Ramën mund t’i prishet nga vetë Rama.

Nëse këto arrestime vijojnë, mbajtja e pushtetit nuk do jetë e thjeshtë. Rama tani ka armikun dhe aleatin e tij vetë Ramën.