HomeAktualitetDebat

“Po shpërndahen akuza ndaj vëzhguesve ndërkombëtar të organeve të Vettingut”! SHBA dhe BE: Fushatë e orkestruar për të minuar Reformën në Drejtësi

“Po shpërndahen akuza ndaj vëzhguesve ndërkombëtar të organeve të Vettingut”! SHBA dhe BE: Fushatë e orkestruar për të minuar Reformën në Drejtësi

Ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri në një reagim të saj shkruan se po bëhen akuza të pabaza dhe po dezinformohet ndaj organeve të vettingut.

“BE mbështet fuqishëm Vëzhguesit Ndërkombëtarë të IMO-së dhe procesin e vetingut”, shkruan ambasada e BE në Shqipëri.

Postimi është shpërndarë edhe nga ambasada e SHBA-ve, që shkruan se “është plotësisht dakord me BE”.

Postimi i plotë nga ambasada e Bashkimit Europian dhe e SHBA-ve:

Shpërndarja e fundit e akuzave të pabaza+dezinformata të drejtuara kundër organeve të vettingut dhe IMO-së është e papranueshme. Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë Reformën në Drejtësi. BE mbështet fuqishëm Vëzhguesit Ndërkombëtarë të IMO-së dhe procesin e vetingut