HomeKronike

Policia drejt zbardhjes së krimit! Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian, konflikti për dritat e makinës i mori jetën

Policia drejt zbardhjes së krimit! Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian, konflikti për dritat e makinës i mori jetën

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e një dite më parë në Tepelënë, ku u vra biznesmeni italian, Edoardo Sarchi.

Një debat për dritat e makinave, dyshohet se ka sjellë një konflikt që i kushtoi jetën biznesmenit Eduardo Sarchi në zonën e Salarisë në Tepelenë. Kjo ka dalë nga dëshmitë e personave që kanë qenë bashkë me biznesmenin 44-vjeçar dhe kanë parë ngjarjen.

ABC News, mëson se autori i dyshuar për të cilin po punohet për ta kapur, është bezdisur nga dritat e makinave që kanë pasur viktima Eduardo Sarchi, dhe miqtë e tij Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi.

Në këtë situatë sipas dinamikës së ngjarjes, ka pasur fillimisht një debat mes tyre dhe sherri ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar në drejtim të biznesmenit Eduardo Sarchi, ku një plumb e ka kapur në këmbë duke i çarë arterien kryesore dhe duke I shkaktuar vdekjen.

Ka dyshime se autori, mund të jetë panikosur, për shkak se edhe biznesmeni Eduardo Sarchi dhe miqtë e tij kanë qenë të armatosur.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur 2 dëmtime në makina ndërsa një plumb ka kapur biznesmenin.

Sipas policisë, dyshohet se edhe një nga miqtë e biznesmenit Sarchi mund të jetë kundërpërgjigjur me armë zjarri autorit që më pas është larguar në drejtim të Tepelenës.

Policia po punon për kapjen e të paktën 3 personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa një prej tyre është edhe autori që dyshohet se ka kryer vrasjen.