HomeAktualitet

Policia franceze habitet: Kap tregtarin shqiptar të drogës gati, të lidhur në shtëpinë e tij

Policia  franceze habitet: Kap tregtarin shqiptar të drogës gati, të lidhur në shtëpinë e tij

Policia franceze ka gjetur një tregtar shqiptar droge të lidhur në banesën e tij në rrethin Beaubrun në St-Etienne.

Autoritetet vendase po hetojnë për sfondin e rastit pas gjetjes së 20 vjeçarit me origjinë shqiptare të lidhur në një apartament.

Bastisja bëri të mundur sekuestrimin e 150 gramëve të heroinës dhe 350 gramë lëndë për prerjen e drogës në një vend tjetër të fshehur dhe të përdorur nga i njëjti individ.

I riu shqiptar është akuzuar për trafik droge dhe është burgosur. Hetimi vazhdon për të identifikuara ata që e sulmuan atë, konsumatorët e pakënaqur apo rivalët që ishin xhelozë ndaj klientelës së tij.