HomeAktualitetKronike

Policia hedh poshtë pretendimet e “të poshtrit” digjital, që nuk la shpirt në tokë e në qiell të prehen të qetë

Policia hedh poshtë pretendimet e “të poshtrit” digjital, që nuk la shpirt në tokë e në qiell të prehen të qetë

Policia e Vlorës ka reaguar pas postimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me v.dekjen e një burri, tre ditë pasi u dërgua në spital.

Në lidhje statusin e publikuar nga z.Berisha në rrjetet sociale sqarojmë se:

Më datë 12.05.2019, në “Sheshin e Flamurit” është gjetur i shtrirë në tokë (nën efektin e pijeve alkoolike) shtetasi A.D., 47 vjeç, banues në Vlorë, me frakturë në kokë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja d hune apo dëmtime të tjera përveç frakturës që ka marrë në kokë, dyshohet për shkak të rrëzimit.

Ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në Spital dhe sipas aktit të ekspertizës rezultuan se v dekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale në kokë.

Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.