HomeAktualitet

Policia kriminale kontroll banese Sali Berishës ndërsa ai rrinte në “tokën e xanun” zyra e PD-së

Policia kriminale kontroll banese Sali Berishës ndërsa ai rrinte në “tokën e xanun” zyra e PD-së

Oficerë të policisë së shtetit kanë shkuar mbrëmjen e sotme edhe në shtëpinë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas burimeve, oficerët kanë kryer kontrolle brenda banesës.

Paralelisht dy punonjës të policisë të krimit ekonomik dhe pastrimit të parave janë paraqitur në selinë e PD-së dhe pritet t’i komunikojnë Berishës masën e caktuar nga SPAK.

Gjithashtu pritet që t’i marrin dhe pashaportën, pasi tashmë e deri në fund të hetimeve i ndalohet dalja jshtë shtetit.

Mbrëmjen e sotme u arrestua dhëndri i Berishës, Jamarbër Maltezi dhe ortaku i tij. Ndërkohë GJKKO ka kërkuar detyrim paraqitje për Berishën dhe ndalim të udhëtimit të tij jashtë vendit.