HomeAktualitetKronike

Policia në kërkim të 2 turistëve belg që humbën gjurmët në malin e Çikës

Policia në kërkim të 2 turistëve belg që humbën gjurmët në malin e Çikës

Vijojnë kërkimet në qytetin e Vlorës për dy turistët belgë të humbur që prej mbrëmjes së djeshme.

Burime bëjnë me dije se në kërkime janë angazhuar forcat e Policisë së Vlorës dhe DELTA-s, të cilat kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës.

Kërkimet janë përqëndruar në zonën malore Çikë-Iljaz. Ndërkohë, sipas Prefektit të Vlorës, turistët kanë ngritur kamping në zonën malore.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre apo edhe mosha.