HomeAktualitetDebat

Policia shqiptare më pak agresive se homologët europianë! Lleshaj: Qytetarët në Shqipëri ndihen të sigurtë edhe natën

Policia shqiptare më pak agresive se homologët europianë! Lleshaj: Qytetarët në Shqipëri ndihen të sigurtë edhe natën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë se Policia e Shtetit ka përkrahjen e qytetarëve shqiptarë, përkrahje që është në nivelin më të lartë sipas sondazheve.

Ai është shprehur se policët shqiptarë përdorin më pak dhunë se homologët e tyre europianë, ndërsa shroi se shqiptarët ndihen të sigurtë edhe natën.

“Nëse flasim për perceptimin publik, perceptimi është në nivelin më të lartë të përkrahjes publike për Policinë e Shtetit. Qytetarët ndihen të sigurtë në Shqipëri edhe kur janë natën.

Policia dhunën përgjithësisht nuk e tejkalon dhunën, në krahasim me policitë e tjera të vendeve perëndimore përdorin më pak dhunë. Sjellja e policisë në Shqipëri është mjaft e moderuar.

Ne do të donim që zgjedhjet të largoheshin nga policia”, tha Lleshaj ndër të tjera.