HomeAktualitetDebat

Policia sposton Lapajn me 30 “petrita” nga trotuari para Kryeministrisë, për t’i liruar vendin Berishës për të recituar me 100 “petrita”

Policia sposton Lapajn me 30 “petrita” nga trotuari para Kryeministrisë, për t’i liruar vendin Berishës për të recituar me 100 “petrita”

Pas 1 jave para Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka larguar me forcë Adriatik Lapajn dhe mbështetësit e tij, duke i nxjerrë jashtë perimetrit të sigurisë të caktuar në kuadër të protestës që do të mbajë këtë të hënë Partia Demokratike.

Spostimi nga trotuari para godinës qeveritare, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkaktoi përplasje fizike mes protestuesve të partisë “Shqipëria Bëhet” dhe bluve.

Gjatë konfrontimit mbeti i lënduar një nga mbështetësit e Lapajt, të cilin minuta më pas e transportuan me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Pas spostimit me forcë, Lapaj tha se veprimi i policisë tregon bashkëpunimin mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, pasi për protestën e kryedemokratit po sigurohen kushtet për zhvillimin e saj, si lidhja me energjinë elektrike që nevojitet për ndezjen e prozhektorëve, funksionimin e mikrofonit në podium dhe bokseve të zërit.

Ndërkohë, pas përplasjes me Policinë, Shqipëria Bëhet u largua nga bulevardi për t’i liruar vendin Sali Berishës për protestën e radhës.