HomeKronike

Policia: Vrasësja 26 vjeçare e babit në Roskovec e dashura e shoferit në moshën e babait viktimë! Arrestohet shoferi si i dyshuar në aktin makabër

Policia: Vrasësja 26 vjeçare e babit në Roskovec e dashura e shoferit në moshën e babait viktimë! Arrestohet shoferi si i dyshuar në aktin makabër

Sipas informacioneve policore, dyshohet që Çlirim Dogani 55 vjeçë në moshën e viktimës të ketë patur lidhje dashurore me Emalinda Ramën 26 vjeçe .

Policia e Fierit e arrestoi sot 55-vjeçarin si bashkëpunëtor të Emalindës në mbytjen me tel të Saimir Ramës, goditjen me sende të forta dhe mjete prerëse.

Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec kanë shprehur habi për arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani, të akuzuar si bashkëpunëtor i Emalinda Ramës 26 vjeç në vrasjen e babait të kësaj të fundit, Anesti Rama 56 vjeç.

Në prononcimet që kanë dhënë për Report Tv, banorët thonë se Çlirim Dogani është i martuar dhe me dy fëmijë, e prej vitesh punon si shofer i linjës së urbanit të Fierit dhe fshatrave të zonës.