HomeBota

Policia zbulon skenarin e mashtrimit! Dy të rinjtë italianë të prerë në fytyrë e trup : Na grabitën shqiptarët!

Policia zbulon skenarin e mashtrimit! Dy të rinjtë italianë të prerë në fytyrë e trup : Na grabitën shqiptarët!

Dy djem të moshës 27 dhe 28 vjeç u shfaqën në shtëpi me plagë në fytyrë dhe krahët e tyre, ndërsa njëri kishte edhe një prerje në pjesën e gjoksit.

Për të justifikuar shenjat në trup para anëtarëve të familjes në Cremona, të rinjtë thanë se u sulmuan dhe u plaçkitën nga tre të huaj.

Duke i përshkruar si me “shumë gjasë shqiptarë”, ata thanë se grabitësit ishin të armatosur me mjete prerëse.

Dy burrat thanë ishin kërcënuar për vjedhjen e parave të tyre më pas agresorët ishin larguar.

Por, i gjithë ky skenar u zbulua shumë shpejt nga karabinierët, sipas të cilëve, djemtë kishin shpikur gjithçka dhe kishin raportuar për simulimin e krimit disa miq.

Në fakt, kamerat e mbikëqyrjes në Piazza Lodi, ku ndodhi agresioni i pretenduar, nuk regjistroi ndonjë vjedhje në tentativë.

Hetimet e para kanë zbuluar se lëndimet janë rezultat i një grindjeje të dhunshme pas një feste me konsumim droge, në të cilën dy të rinjtë morën pjesë.