HomeBlog

“Politikanë që për ideologji kanë pushtetin e të fortit”! Erion Braçe publikon foton e nënës së tij dhe jep mesazhin e fuqishëm që në mëngjes

“Politikanë që për ideologji kanë pushtetin e të fortit”! Erion Braçe publikon foton e nënës së tij dhe jep mesazhin e fuqishëm që në mëngjes

Zv.kryeministri Erion Braçe e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh të fuqishëm. Teksa ka publikuar një foto ku shfaqet nëna e tij, Braçe uron gjithë nënat dhe gratë për festën e 8-marsit dhe shkruan se sot më shumë se kurrë kjo është një ditë reflektimi për t’iu dhënë grave vendin që iu takon.

Postimi i plotë:

NENAT TE PARAT!

Te kene jete e shendet, qetesi e paqe,

gezim e sy keshtu, te qeshur!

Gezuar #8MARSIN cdo gruaje, gjyshe, nene, bashkeshorteje, vajze,

eshte pjesa me e mire e kesaj bote;

Gezuar #8MARSIN vecanerisht cdo gruaje qe sherben me forcen e shembullit:

mjeke, infermiere, sanitare, laborante, farmaciste se pari.

Sakrifica e tyre eshte enorme ne sherbim ndaj gjithkujt qe ka nevoje per ndihme, egzaminim, kurim, sherim;

cdo gruaje qe edukon, pedagoge, mesuese, edukatore se dyti.

Kur kontaket duhen limituar e distanca eshte jetike, cdo grua e tille po ben maksimumin ne shkolle e pastaj ne shtepi, per te mos nxjerre nga shinat e edukimit nje gjenerate te tere.

Cdo grua, kudo qe te jete meriton GEZIM!

Por mbi te gjitha #BARAZI dhe #RESPEKT.

Ende jemi larg dhe ka nje arsye;

Politika qe ndikon ende fort mbi cdo jete, burri-duke i dhene atij forcen, autoritetin, arrogancen, pushtetin, te drejta te pamerituara, gruaje-duke e nencmuar, bullizuar, nenshtruar, dhunuar, lenduar, vrare, rrenjosur nga nje kulture banale e pervetesuar fort nga politikane qe per idiologji kane pushtetin e te fortit;

Jane djathtas, hapur, dukshem, dhunshem!

Pabarazia eshte ajo qe rrenon nje komb, vend, shoqeri!

Burra qe ju duhen nenat, grate, vajzat vetem per te share njeri tjetrin, perdorur si imazh i rrejshem apo thirrur kur ju dhemb-O NENE, si duhen kujt, as shoqerise!