HomeAktualitetKryesore

Poshtërsia e këtyre kllounëve nuk ka kufi! Luçi Boçi dhe Saliu u “shokuan” nga pamjet: Shoqata e Katarit reagon ashpër dhe inxjerr blof

Poshtërsia e këtyre kllounëve nuk ka kufi! Luçi Boçi dhe Saliu u “shokuan” nga pamjet: Shoqata e Katarit reagon ashpër dhe inxjerr blof

Luçiano Boçi ka shpërndarë disa foto në Facebook duke akuzuar PS-në se në çelje të fushatës ka filluar të shpërndajë ushqime në Elbasan për t’u marrë votën familjeve në nevojë.

Ai thotë se socialistët po i gënjejnë me një grusht ushqimesh për t’u marrë shpirtin.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shoqatës së Katarit e cila përgënjeshtroi ish-deputetin Boci si edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e shpërndau menjëherë në rrjetet sociale.

“ Ushqim per vote! Hapet ne Elbasan fushata e blerjes se votes! Nen mbikqyrjen e policise fillon shperndarja e ushqimeve nga qendra arsimore nen moton “ushqim per vote”, shkruan Berisha.

Reagimi:

Ramazani është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe mëshirës hyjnore. Gjatë këtij muaji Shoqata Qatar Charity ka impementuar projekte të ndryshme duke qenë pranë familjeve me fëmijë jetimë, pranë familjeve në nevojë e më gjerë. Kjo për të zbutur sadopak varfërinë dhe për të rritur frymën e solidarizmit. Shpërndarjet janë bërë në bashkëpunim me disa Bashki, por duke theksuar në çdo kontratë se: shpërndarja nuk do të ketë asnjë përfitim politik.

Zonat ku janë lidhur Kontrata Dhurimi janë: Tirana, Durrësi, Kavaja, Kamza, Vora, Shijaku e për ta mbyllur sot me Elbasanin.

Po e shkruaj këtë postim nē përgjigje të statusit të z. Luciano Boci.

FORMA MË E KEQE E FALENDERIMIT ËSHTË KUR PUNA JOTE HUMANE KEQPËRDORET POLITIKISHT.-shkruan z. Hasu