HomeAktualitetKronike

Prej ditësh ishte i infektuar me Covid-19: Ndërron jetë në moshë të re drejtori i Birrarisë “Peja” dhe Shefit Ekzekutiv i “Devolli Distrubution”

Prej ditësh ishte i infektuar me Covid-19: Ndërron jetë në moshë të re drejtori i Birrarisë “Peja” dhe Shefit Ekzekutiv i “Devolli Distrubution”

Biznesmeni i njohur nga Kosova dhe Ernest Jusufi ka ndërruar jetën ditën e sotme. Mediat në Kosovë raportojnë se Jusufi, i cili mbante edhe postin e drejtorit të Birrarisë “Peja”, ishte i infektuar me koronavirus. Ai ka ndërruar jetë në qytetin e Shkupit në Maqedoni.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte angazhuar në industrinë e ushqimit që prej vitit 2005 dhe mbante postin e Shefit Ekzekutiv të “Devolli Distrubution”.