HomeAktualitetDebat

“Prej së shtunës kemi një problem me Ilir Metën, që nuk e kupton se ato që i çoj unë… thjesht duhet t’i dekretojë!”

“Prej së shtunës kemi një problem me Ilir Metën, që nuk e kupton se ato që i çoj unë… thjesht duhet t’i dekretojë!”

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se qeveria ka një problem me presidentin e Republikës.

“Shumë nga ne në sallë kemi votuar për Ilir Metën si President.

Atë ditë nuk e kishim shumicën absolute që kemi sot, por unë e kisha bindjen e plotë se Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur duhet ta zgjidhnim presidentin e shtatë të Republikës.

Që kur hyri në Presidencë pas dalldisjes fatkeqe me flamurin e LSI-së e ka justifikuar plotësisht votën tonë: ka respektuar Kushtetutën dhe ka peshuar fjalën.

Por, qysh prej të shtunës mbrëma kemi një problem me Presidentin të krijuar nga Presidenti”, tha Rama.

“Nuk e ka të drejtën askush që të na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë kushtetues”, shtoi kreu i qeverisë.

Rama tha në Kuvend se Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë që të refuzojë propozimet e kryeministrit, por ka “detyrë që t’i miratojë”.

“Kushtetuta i ka të përcaktuara qartë të 12 kompetencat e Presidentit. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për t’i refuzuar propozimet e kryeministrit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi, pasi lexoi letrën e refuzimit të Metës:

“Presidenti nuk ka krijuar “bindjen e plotë” ka thënë dhe nuk i përgjigjet dot pozitivisht propozimit për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Ministër që nuk ka kompetencë ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë”.