HomeAktualitet

“Prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë”! Rama njofton vendimin e rëndësishëm që ka vite që ka dalë por nuk u zbatua kurrë

“Prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë”! Rama njofton vendimin e rëndësishëm që ka vite që ka dalë por nuk u zbatua kurrë

Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me lajmin se që nga dita e mërkurë në gjithë vendin tonë do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike.

“MIRËMËNGJES

dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Por Edi Rama ka harruar se një vendim i tillë është marrë që kur Ministrin e Mjedisit e drejtonte Blendi Klosi madje ishte Erion Veliaj që e ngriti me të madhe problemin e ndotjes.

Në fakt nuk ndodhi asgjë, por u shtua kosto për konsumatorët, të cilët blinin krahas produkteve edhe qese, por, tani jo njëpërdorimshe por dypërdorimshe.