HomeAktualitetSport

Prekëse/ Tifozët e Tiranës, duartrokasin tifozin e vogël të Partizanit, që u nda nga jeta!

Prekëse/ Tifozët e Tiranës, duartrokasin tifozin e vogël të Partizanit, që u nda nga jeta!

Karroca e Leo Carës, tifozit të vogël të Partizanit që u nda dje nga jeta, ka qenë prezente në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Teksa bënte xhiro nëpër stadium, së bashku me fotot e vogëlushit, nuk munguan edhe duartrokitjet e tifozëve të Tiranës.

Pas këtij momenti babai i vogëlushit shpërtheu në lot, teksa i gjithë stadiumi duartrokiste për Leon e vogël.

Kujtojmë, se ai u nda nga jeta, pasi nuk mundi t’i rezistojë sëmundjes që kishte vite që e mundonte.