HomeNostalgji

Prekse! Pandi Toçe, aktori që ndërroi jetë duke shpëtuar një fëmijë nga mbytja te Liqeni

Prekse! Pandi Toçe, aktori që ndërroi jetë duke shpëtuar një fëmijë nga mbytja te Liqeni

Në muajin gusht të 2014, aktori Pandi Toçe u bë heroi i Tiranës, ku arriti të shpëtojë një fëmijë nga mbytja në Liqenin Artificial. Fatkeqësisht aktori nuk ja arriti të shpëtojë vetë, duke humbur jetën.

Ngjarja në 2014

Ngjarja e rëndë dhe heroike ndodhi 14 gushtin e vitit 2014 në Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Pandi Toçe, ishte duke bërë vrap tek zona e liqenit, kur dëgjoi një të fëmijë, i cili po bërtiste me gjithë fuqinë e zërit “ndihmë, ndihmë!”.

Pa u menduar dy herë aktori ishte hedhur në ujë, tek diga e liqenit ku ndodhej fëmija, i cili ishte në çastet e fundit të jetës. Duke qenë se praktikonte shpesh notin, dhe e kishe pasion atë edhe pse mbipesha ia kishte privuar vitet e fundit, Pandi ka shkuar menjëherë tek trupi i të miturit dhe e ka kapur prej rrobash, duke e ngritur lart.

Sipas dëshmitareve, Toçe ka shtyrë të riun drejt bregut, duke ngelur vetë mbrapa. Duke e venë sipër barkut të tij, ai e ka nxjerrë deri afër digës, por si duket copat e betonit dhe një gropë kanë bërë që ai të zhytet më tutje e të humbë ekulibrin e vet, teksa fëmija kishte dalë në breg.

Ai kishte marrë një asfiksi nga pirja e ujit, pra shkaku i humbjes ka qenë mbytja në gjendje asfiktike.
“Edhe pse kanë ardhur në ndihmë xhaxhai dhe të afërmit e djalit, tashmë për të shpëtuar Pandin, ai kishte mbaruar”, ka qenë kjo dëshmia e vëllai dhe aktorit të njohur Vangjel Toçe në lidhje me ngjarjen.

Ndërsa i ati i viktimës e quan hero dhe mik të parë, të ndjerin Pandi, duke thënë se i ka borxh jetën e djalit.

“Djemtë kanë qenë duke luajtur dhe djali im nuk dinte not, ka shkuar thellë dhe për pak desh është mbytur, ka qenë i ndjeri, që i shpëtoi jetën Ervisit. Unë i kam një jetë borxh atij njeriu”, ishte shprehur i ati i djalit.

Hetimet e mëvonshme rikonfirmuan se aktori humbi jetën nga asfiksimi i momentit dhe uji në mushkëri.

E përgatiti: U.V- ObserverKult