HomeAktualitet

“Presidenti i ri”: Pas Kocaqit dhe Gurit, vjen propozimi për Petritin “360 votash”

“Presidenti i ri”: Pas Kocaqit dhe Gurit, vjen propozimi për Petritin “360 votash”

Disa anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur angazhimin e tyre në rrjetet sociale ku propozojnë emrin e Petrit Vasilit si një kandidat me potencial për karrigen e presidentit të republikës.

Ata kërkojnë që “Shtëpia e Lirisë” të përfaqësohet me kandidaturën e Vasilit duke e konsideruar një figurë të denjë për ruajtjen e unitetit kombëtar.

Gjithashtu, anëtarët e LSI-së nënvizojnë se Vasili ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në qeveri apo struktura partiake, çka e bëjnë atë një figurë të përgatitur për sfidat e një kryetari shteti.

Ndër të tjera, ata apelojnë që gara të jetë transparente dhe e barabartë për të gjithë në mënyrë që këtë detyrë të rëndësishme ta fitojë ai që e meriton për të pasur një president të vërtetë mbi palët.

Pas historianes Elena Kocaqi dhe dijetarit të madh Sazan Guri, me shtimin e Petrit Vasilit në listë, gara presidenciale duket se do të përshkallëzohet ndjeshëm.

Deri më tani, Vasili ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij teksa pritet sa do t’i marrë në konsideratë simpatizantët e tij të cilët i besuan plot 361 vota në zgjedhjet e fundit.