HomeAktualitetDebat

Presidenti i vendit me fjalor rruge dhe konfrontim fizik me policinë / Kreshnik Spahiu shpërthen keq: Fundërrina! Zoti M, ju keni më shumë moral se ata…

Presidenti i vendit me fjalor rruge dhe konfrontim fizik me policinë / Kreshnik Spahiu shpërthen keq: Fundërrina! Zoti M, ju keni më shumë moral se ata…

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shpërthyer pas skandalit të përplasjes së Presidentit Meta me efektivët e policisë pranë zyrave të FRD.

“Policia shkeli ligjin, por psikopatia apo skizofrenia e Presidentit në funksion të ruajtues pushtetit, është 100 herë më e moralshme se paftyrsia e asaj pjese të shoqërisë e cila deri dje e akuzonte si hajdut, kriminel apo simbol të korrupsionit, ndërsa sot e legjitimojnë dhe justifikojnë me argumentin se ky mbron Kushtetutën. Imoraliteti popullor, është më i rrezikshëm, se amoraliteti i kryetarit të shtetit.

Zoti M, ju keni më shumë moral se ata demokrat që ju pështyn 20 vjet dhe ju lëpihen 10 të tjera. Fundërrina”, shkruan Kreshnik Spahiu.