HomeAktualitet

Presidenti merr vendimin e duhur dhe nuk ja plotëson dëshirën ministreshës Shahini

Presidenti merr vendimin e duhur dhe nuk ja plotëson dëshirën ministreshës Shahini

Presidenti Ilir Meta ka rrëzuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Pavarsisht argumentave te ministrise, Meta ka refuzuar shkarkimin e tij duke i qendruar besnik luftes politike e duke mos dale dot mbi veten e mbi bashkeshorten e tij Kryemadhi e aleatin Basha.

Si ne raste mosdekretime ministrash, edhe ne kete rast Meta qendroi pjese e politikes aktive duke mos i lene gje mangut Bujar Nishanit.

Vendimi:

Rrëzimin e propozimit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë për shkarkimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Z. Mynyr Koni

Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr.80/2015 “Përarsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1169 prot., datë 15.04.2019,

Dekretoj;

Neni 1

Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Neni 2

Vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë

Nr. Dekreti 11183

Tiranë, më 06.05.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS