HomeAktualitetSport

Priti dy penallti ndaj Interit, ja me çfarë note u vlerësua nga ekspertët Thomas Strakosha

Priti dy penallti ndaj Interit, ja me çfarë note u vlerësua nga ekspertët Thomas Strakosha

Media italiane ka ngritur në qiell portierin shqiptar të Lacios, Thomas Strakoshën. Bardhekaltërit u kualifikuan për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, falë penalltive, aty ku Strakosha priti dy prej tyre.

Pas ndeshjes shqiptari u vlerësua me notën 9, për paraqitjen e tij. Ja komenti për portierin:

Strakosha 9, ndalon penalltinë e Lautaros, ngre sipër traversës goditjen decizive të Naingolanit.

Magjia është e shërbyer, sepse përveç perfeksionit në lotarinë e penalltive, u tregua mahnitës duke shpëtuar rezultatin, pasi ndali në minutën e 90-të Politanon, i cili goditi i sigurt përballë tij. Fenomen!”.