HomeAktualitetDebat

Pro apo kundër listës së përbashkët LSI e PD? Meta: S’e kuptoj si mund të shkojnë në një listë Monika e Berisha

Pro apo kundër listës së përbashkët LSI e PD? Meta: S’e kuptoj si mund të shkojnë në një listë Monika e Berisha

Ilir Meta tha se ai nuk ka qenë pro, por dhe as kundër që LSI dhe PD të përfaqësoheshin nga një listë e vetëm.

Meta u shpreh se gabimi i tyre ishte dalja nga parlamenti, ku sipas tij ishte një vendim i nxituar dhe i djallëzuar.

Çani: Ke qënë kundër që LSI dhe PD të përfaqësoheshin me një listë?

Meta: Monika është një figurë interesante. Nëse do më kishte dëgjuar nuk do të kishte ik nga parlamenti.

Vendimi i tyre ishte i nxituar dhe djallëzuar dhe koordinuar me disa ambasadorë të korruptuar.

Unë nuk kam qenë as pro as kundër. Unë nuk jam anëtar i LSI.

Qëndrimi im është të ketë sa më shumë zgjidhje.

Se kuptoj si mund të shkojnë në një listë Monika dhe Berisha dhe pse ata shkojnë mirë me njëri-tjetrin.