HomeAktualitetDebat

“Proamerikani” Arben Kraja hapi pijetore me emrin ‘Moska’ në Shkodër! Ja pse u ankua se e kërcënonin portalet ushtari i Ilir Metës

“Proamerikani” Arben Kraja hapi pijetore me emrin ‘Moska’ në Shkodër! Ja pse u ankua se e kërcënonin portalet ushtari i Ilir Metës

Hall i madh e ka zënë pazarxhiun më të madh të drejtësisë, namëkeqin Arben Kraja. I zhytur deri në fyt, e provuar që ai është pjesë e çfarë i duhet të luftojë më shumë, – mafies- fiks pak ditë para largimit pa nder, shefi i SPAK ka çuditur publikun me zë e figurë. “Na kërcënojnë portalet”, ka thënë në një intervistë për një nga televizionet shqiptare, ai që teorikisht duhet të kishte qenë luftëtari më i madh i së drejtës në Shqipëri.

Mbani vesh: zyrtari më i lartë i Prokurorisë së Posaçme, ai që do ish normale të ndihej i kërcënuar nga mafia, ka dalë në televizor dhe është qurravitur sepse portalet janë kërcënimi më i madh për të.

Ku është parë e dëgjuar kjo!

A është normale që një prokuror i rangut të tij të deklarojë diçka të tillë.

Pra Arben Kraja, ia ka pirë lëngun mafies, e ka vënë drejtësinë në vend, ka studiuar e mbyllur me “nder” dosjet e krimit dhe korrupsionit, ka burgosur të paudhët, por ia kanë futur dy këmbët në një këpucë portalet.

Si të mban dheu o Arben?

Çfarë duhet të bëjë më shumë ky njeri që të shporret e të shkojë aty ku e ka vendin?

Në fakt, po ta mendosh pak më thellë, Arben Kraja ka thënë të vërtetën në intervistën e fundit të tij televizive.

Nëse ka një kërcënim për të ajo është media e lirë.

Sepse ky spurdhjak nuk ka pse t’i trembet mafies, ajo është ortakja e tij; Arben Kraja nuk ka pse t’i trembet krimit, ai është arma me të cilën pluskon mbi ujërat e përmjera ku jeton; lloji i Arben Krajës nuk ndihet i frikësuar prej së keqes së këtij vendi, ai është pjesë e saj.

Kryeprokurori i SPAK nuk ankohet se e tredh politika sa herë e do, por qahet për portalet.
Me intervistën e fundit, Arben Kraja ka dëshmuar se trembet nga dy gjëra:

E para, media e lirë që e demaskon e i nxjerr të palarat dhe dyta – ky është informacion që e dinë vetëm ata qe e njohin nga afër, gruaja.

Kjo e fundit ka një jetë që ia bën ‘tetë me dy’ e Arbeni i shkretë s’ka nga ia mban.

Ndoshta duke dashur të bëjë si burrë i zoti para bashkëshortes së vet, i ka hyrë ca rrugëve pa krye që para i kanë siguruar, por nder jo.

Ky shefi i madh i SAPK që bën si trimosh lart e poshtë, si i dashuruar pas amerikanëve, mund të jetë një nga antiamerikanët më të flaktë të këtij vendi…

Tregohet një ndodhi me Arben Krajën në Shkodër. Dikur, ende pa e pirë kupën e helmit të krimit, në fillesat e demokracisë në Shqipëri, Arbeni hapi një pijetore në Shkodër, e meqë delli komunist ishte shume i fortë dhe adhurimi për nënën Rusi i pamatë, lokalin e quajti bar “Moska”.

Talleshin e përqeshnin bashkëqytetaret rioshin me ide komuniste alla ruse, fort ambicioz në këtë drejtim, por krejt i pazoti për ti krijuar një vend nderi në shoqëri vetes.

Dha e mori edhe Arbeni, por “Moskën”, nuk e mbajti dot, e falimentoi shume pak kohë pas Perestrojkës.

Prej dëshpërimit, Arbeni gjeti grua dhe u martua.

E mirë bëri sepse, edhe pse e shtronte në dru, të paktën kishte ku të dorëzonte rrogën e muajit e të hante një pjatë gjellë.

Kështu e njohin Arben Krajën në Shkodër…

E nëse pyesni për të do ju thonë: është djalë i mirë i shkreti!

Ndoshta kështu është. I shkreti Arben mund të jetë djalë i mirë veçse rrugës së jetës, duke dashur të shtynte sa më shumë orën e kthimit në shtëpi tek gruaja, gëlltiti një karrem të helmuar e sot më shumë se mafia i duken të rrezikshëm portalet.

I shkreti Arben! Djalë i mirë!/Pamfleti