HomeAktualitetDebat

Profesor Mondi kërcënon Ramën: Ktheni timonin 180 gradë, se do përplasemi!

Profesor Mondi kërcënon Ramën: Ktheni timonin 180 gradë, se do përplasemi!

Ish-ministri Edmond Panariti dhe këshilltar i Ilir Metës, i bën thirrje qeverisë të veprojë menjëherë për të parandaluar pasojat e rënda të inflacionit në vend.

Sipas ish-ministrit të LSI, inflacioni tashmë nuk është 7.5% por ka arritur me dy shifra.

Panariti thotë në një postim në rrjetet sociale se çmimet po rriten me orë dhe jo më me ditë ndërsa gjithnjë e më tepër qytetarët po e ndjejnë pafuqinë e lekut.

Reagimi i Panaritit në Facebook:

Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi!

Inflacioni në Shqipëri është dyshifror!

Për këtë nuk kam dyshim

Jo më 7,5 %, sipas sahatit të ndryshkur të statistikave tona.

Çmimet rriten me orë jo me ditë.. Në mëngjes janë X, pasdite X+1.

Të gjithë e ndjejnë pafuqinë e lekut, në tregje, shërbime, detyrime, kredi, interesa…

Mos plotësim alarmant i nevojave bazë për shtresa gjithnjë e më të gjera.

Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi!