HomeAktualitetDebat

PROJEKSIONI/ Pas 20 për qind të numërimit, PS projektohet të marrë 77 mandate , në Tiranë 19!

PROJEKSIONI/ Pas 20 për qind të numërimit, PS projektohet të marrë 77 mandate , në Tiranë 19!

Pas numurimit të mbi 20 për qind të voave duket se Partia Socialste po arrin një fitore të pastër e vetme përballë gjithë kundërshtarëve të saj.

Bazuar në rezulatet e deri tanishme, projeksioni I rezultatit është si më poshtë

Partia Sociaste 77 mandate

Partia Demokratike 56 mandate

LSi 5 mandate

PSD 3 mandate

Ndërkohë në Tiranë projeksioni jep 19 mandate për Partinë Socialste 14 mandate për Partinë Demokratike 2 mandate për LSi dhe 1 mandat PSD.

Deri në orën 05:30 janë numëruar më shumë se 200 mijë vota në rang kombëtar. Ndërkohë, bashkia e Pustecit në Qarkun e Korçës ishte e para ku u mbyll procesi i numërimit, i cili nuk zgjati më shumë se dy orë, pasi kishte vetëm 7 kuti për të numëruar.

Partia Socialiste 104647 vota – 50,73%

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 77372 vota – 37,51%

Lëvizja Socialiste për Integrim 14860 vota – 7,2%

Partia Socialdemokrate 3664 vota – 1,78%

Nisma Thurje 1408 vota – 0,68%

Lëvizja për Ndryshim 816 vota – 0,4%

Bindja Demokratike 805 vota – 0,39%

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 739 vota – 0,36%

Partia Lëvizja e Re 549 vota – 0,27%

Kandidat i Pavarur 456 vota – 0,22%

Partia Aleanca Demokracia e Re 367 vota – 0,18%

Aleanca Bashkimi Popullor 306 vota – 0,15%

Partia Balli Kombëtar 274 vota – 0,13%

Me këtë rezultat Partia Socialiste mund të qeverisë e vetme duke pasur mundësi bashkëpunimi dhe me deputetë të tjerë .