HomeAktualitet

Prokurorët e SPAK të trembur nga dosjet e “kriminelëve” të politikës: Askush nuk dëshiron të zëvëndësoi Krajën e Lalëzit!

Prokurorët e SPAK të  trembur nga dosjet e “kriminelëve” të politikës: Askush nuk dëshiron të zëvëndësoi Krajën e Lalëzit!

Kanë kaluar 8 ditë nga momenti kur mbaroi afati për të kandiduar për pozicionin e kreut të SPAK-ut.

KLP ka bërë me dije se deri tani asnjë prokuror i strukturës nuk ka paraqitur platformën apo interesin për të garuar si pasues i Arben Krajës.

Vetë Kraja e ka nisur karrierën në organin e akuzës në vitin 1993. Ai ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa së shpejti i mbaron mandati si drejtues i SPAK.

Kraja nuk mund të kandidojë sërish për të njëjtin pozicion.