HomeAktualitetDebat

Prokurorët në vend që të kërkojnë ndryshim të masës së “arrestit të shtëpisë” me burg “ankohen” në GJKKO për Berishën… se ka shkelur masën e sigurisë

Prokurorët në vend që të kërkojnë ndryshim të masës së “arrestit të shtëpisë” me burg “ankohen” në GJKKO për Berishën… se ka shkelur masën e sigurisë

Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Po ashtu GJKKO nuk pranoi kerkesen per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ne seancën e sotme, prokuroret e SPAK kane paraqitur dhe ankesën se Berisha ka shkelur masën e sigurisë arrest ne shtëpi duke futur ne banese dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetaret italian te RAI.

Por avokati i tij, Genc Gjokutaj, thotë se kjo është lajthitje, pasi masa e sigurisë ndaj Berishës, nuk ndikon në aktivitetin e tij.

“Berisha ka që në 30 dhjetor në arrest në shtëpi. Kjo është lajthitje e SPAK dhe gjykatës kundër krimit të organizuar. Vendimi është i tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e liderit të opozitës”, tha Gjokutaj.