HomeAktualitetDebat

Prokuroria heton “Zërin e Amerikës”, Vasili sulmon ashpër Ramën: Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, më të shplarit e me të pështirit

Prokuroria heton “Zërin e Amerikës”, Vasili sulmon ashpër Ramën: Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, më të shplarit e me të pështirit

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për hapjen e hetimit nga Prokuroria për nxjerrje sekreti për investigimin e publikuar nga Zëri i Amerikës.

Vasili e quan këtë hetim, faqe të zezë të prokurorisë, që sipas tij është bërë me urdhër të Ramës. Ja çfarë shkruan ai në postimin e tij:

“Prokuroria hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut të karriges Edi Rama!!??

Faqe e zezë e prokurorisë së kapur nga zvarraniku i pushtetit Edi Rama.

S’ka të krahasuar as me partinë e punës.

Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale Edi Ramës:

që i kërkoi policisë të bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste,

që mashtroi popullin dhe tha se kish bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të ish-ministrit të brendshëm,

që i mbylli çështjen pasi Edi Rama kërcënoi oficerin Emiljano Nuhu se tregoi fakte të vërteta kundra qeverisë.

Kjo prokurori guxon dhe hap hetim për Zërin e Amerikës. Dhe ndaj kujt? Ndaj Zërit të Amerikës.

Ky është tamam fundi.

Kjo ishte reforma në drejtësi, ky ishte vettingu, kjo është “drejtësia e re”.

Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, këtij më të shplarit e me të pështirit e zvarranikëve të karriges me merimanga të pushtetit.”