HomeAktualitetDebat

Prokuroria të gjej “prova” për gënjeshtrat e PD! Rrëzohen pretendimet e PD-së në dy qarqe: Skenari mund të përsëritet dhe në 7 të tjerat

Prokuroria të gjej “prova” për gënjeshtrat  e PD! Rrëzohen pretendimet e PD-së në dy qarqe: Skenari mund të përsëritet dhe në 7 të tjerat

Pak minuta më parë KAS mori vendimin për të mos mbledhur prova nga institucionet për manipulimin e zgjedhjeve. Ivi Kaso e ka quajtur këtë të paligjshëm dhe sipas tij nuk përmbush pritshmëritë që ka publiku.

Përfaqësuesi ligjor të Partisë Demokratike Ivi Kaso, u ndal te vendimi i KAS për qarkun e Beratit. Kaso tha se PD nuk mund të marrë prova nga institucionet, sa kohë që vetë ato kanë qenë në shkelje, dhe i mbetet KAS që të hetojë mbi pretendimet e ngritura prej tyre.

Me dy vendimet e dhëna derimë tani nga KAS, për qarkun e Beratit dhe të Gjirokastrës, duket se skenari që i pret pretendimet e PD-së është i njëjtë, rrëzimi i tyre për mungesë provash dhe faktesh, kallëzime të bëra me thashetheme rrugësh . SPK duhet të ndaloj juristet e subjekteve për kallzim të rremë!